
Edhe pse në stinën e vjeshtës, temperaturat në Shqipëri janë sikur jemi në verë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak javën që vjen pritet një mot i ngrohtë me temperatura që pritet të shkojnë deri në 31 gradë.
Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit dhe depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit si dhe një pjesë të Evropës qendrore.

Për të gjitha ditët e javës, moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë ditës së Enjte dhe të Premte.
Për shkak të masave ajrore jugore edhe temperaturat në orët e mesditës pritet të arrijnë vlera 29 deri në 31 gradë celsius; vlera këto disi më të larta se sa të zakonshmet për muajin Tetor.
Lini një Përgjigje