Skandali është fakti se qeveria italiane ka përjashtuar nga rregullat e prokurimit publik të gjithë tenderët që janë dhënë për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Gjadër.
Plani i madh për emigrantët për të cilin qeveria e Giorgia Melonit dhe kryeministri Edi Rama ishin shumë krenarë, ka “fshirë” 60 mln euro nga buxheti i shtetit italian.
Skandali është fakti se qeveria italiane ka përjashtuar nga rregullat e prokurimit publik të gjithë tenderët që janë dhënë për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në Gjadër.
I prezantuar pas mbytjes së anijes Cutro, projekti i qendrave shqiptare iu shit opinionit publik si zgjidhja e pushtimit të emigrantëve.
Kontratat janë dhënë pa garë nga fundi i marsit deri në shtator. Ato kapin vlerën e mbi 60 milionë eurove.
Pas investigimit të gazetës “Domani” për kontratat pa transparencë, në Itali janë kanë shpërthyer polemikat dhe qëndrimet kundër qeverisë.
Për sekretaren e Partisë Demokratike, Elly Schlein janë shpërdoruar 800 milionë euro që mund t'i kishin vënë në shëndetësi.
“Ne jemi kundër kësaj shkeljeje të të drejtave themelore të atyre që kërkojnë azil, që është gjithashtu një humbje e madhe e parave të taksapaguesve italianë”.-është shprehur ajo.
Nga ana e saj, Avs kërkon publikimin e menjëhershëm të listës së të gjitha kompanive të përfshira nga qeveria Meloni në ndërtimin e CPR-ve në Shqipëri të përcaktuara si “kampe reale përqendrimi për deportimin e emigrantëve.
Kostoja e ndërtimit të qëndrave për emigrantë është 3 milionë euro. Mirëpo kostot e pritshme të menaxhimit janë edhe më të mëdha: 800 milionë euro nga tani deri në vitin 2028.
Për të justifikuar nismën e diskutueshme, qeveria mbajti dy qëndrime:
-përballë institucioneve të garancisë dhe në forume evropiane dhe ndërkombëtare, foli për një zgjidhje që synonte rritjen e kapaciteteve për marrjen dhe shqyrtimin e aplikacioneve.
-përballë opinionit publik të brendshëm dhe përkrahësve të tij, nuk ngurroi të fliste për një masë parandaluese ndaj largimeve të mundshme.
Çfarë fsheh Gjadri?
Gjadri dhe Shëngjini janë lokacionet ku janë ngritur dy qendra. Nëse gjithçka shkon mirë në Shëngjin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Gjadrin. Çështjet e dukshme kritike ishin bërë publike në raporte të ndryshme: nga mungesa e objekteve deri te nevoja për të pastruar zonën nga municionet e mundshme të pashpërthyera. Që operacioni i Gjadrit ishte kompleks, dëshmohet edhe nga kostot.
Po ashtu janë dhënë 10 milionë euro për “ndërtimin e sistemeve elektrike në Gjadër”. Kush është kompania me fat? E pamundur të dihet. Ashtu si kompania që i është besuar tenderi me objekt “Punime për krijimin e rrjetit të grumbullimit dhe kullimit të ujërave të shiut” me vlerë 1.3 milionë euro, e cila mbetet anonime. Dhe po ashtu ai që për mbi 7 milionë u shpërblye me “gërmimet, mbushjet dhe ndërtimin e gardheve, portave dhe kanaleve”.
Nga java e ardhshme dy qendrat e emigrantëve të ngritura në Shëngjin të Lezhës do të vihen në funksion, por gjithçka varet nga ajo që ndodh në Mesdhe dhe nga aktivitetet e trafikantëve.
Të paktën kështu shprehet numri një i Ministrisë së Brendshme Matteo Piantedosi.
Rama për “La Reppublica”: Ajo që ndodh brenda kampeve nuk na shqetëson!
Ndërkohë kryeministri Edi Rama shprehet se “ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare”. Ai thekson se autoritetet shqiptare do të shqetësohen vetëm nëse përfshihemi nga Italia.
“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë. Do të shqetësohemi vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar”, tha Rama.
Në një intervistë në mediat italiane, Rama shprehet i qetë, ndërsa thekson se ajo që ndodh brenda nuk na shqetëson, pasi është përgjegjësi e palës italiane.
Kryeministri Rama shtoi se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare.
Lidhur me vonesat për vënien në funksion të qendrave, Rama u shpreh se vonesa të ngjashme ndodhin në më shumë se një rast dhe nuk habisin as miqtë tanë të saktë dhe të mirë gjermanë.
Por kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë nga Italia në Shqipëri?
Kryeministri thekson se nuk ka ndonjë informacion, pasi janë autoritetet italiane që do të kryejnë shoqërimet në një vend që është nën juridiksionin italian.
“Si gjatë udhëtimit për në kamp ashtu edhe gjatë qëndrimit, nuk ka asnjë ndërthurje me autoritetet tona”, shprehet Rama.
Në vijim, Kryeministri thekson se marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri.
“Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje: institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar.
Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Në të vërtetë, jam shumë i qetë, sepse marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë, gjatë këtyre dekadave, më ka mësuar se kur Shqipëria duhet të shqetësohet, nuk është kurrë vetëm.
Falë Italisë, para së gjithash. Dhe pastaj, për ta thënë troç, kur në krye të qeverisë në Itali është dikush është dikush që insiston të përballet gjithmonë, mund të ecësh përpara me besim edhe kundër çdo fatkeqësie të papritur”, theksoi Rama./ Pamfleti
Lini një Përgjigje