TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2024, 13:41

Spartak Ngjela: Kriza e PD është vetë Saliu, Rama do qëndrojë në pushtet sa të jetë ai lideri!

Shkruar nga Pamfleti

Spartak Ngjela: Kriza e PD është vetë Saliu, Rama do

Spartak Ngjela tha se kriza në Partinë Demokratike është vetë Sali Berisha. Ai u shpreh se përsa kohë Partinë Demokratike do ta drejtojë një politikan non grata në Amerikë, Shqipërinë do të vazhdojë ta drejtojë e majta.

“Protesta ishte shumë e dobët, nuk solli asgjë të re. Janë në krizë kjo është e dukshme, por Berisha nuk ka se si t’i nxjerrë nga kriza sepse nuk kupton esencën e asaj krize.

Kriza e PD është vetë Saliu. Sepse është non grata në Amerikë. Si mund të jetë kryetari i një partie demokratike në Shqipëri, vend pro-amerikan një person i cili është non grata në Amerikë.

Ky njeri nuk kupton apo është i ligë? Ai po bllokon të djathtë shqiptare me një pozicion anti-amerikan. Ndaj e majta do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet vazhdimisht.

Sigurisht që Sali Berisha nuk tërhiqet sepse ka frikë nga procesi gjyqësor. Po procesi gjyqësor pse e zvarrit, pse nuk bëhet gjyqi dhe të shpallet fajësia ose pafajësia? Në këtë mënyrë shpëton edhe PD që është në krizë prej Berishës”, u shpreh Ngjela në “Dritare TV”.

Lini një Përgjigje