TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2024, 16:24

Babëzia nuk njeh kufi në Kuçovë, bashkia dhe agjencitë funerale biznes me varret (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Babëzia nuk njeh kufi në Kuçovë, bashkia dhe

Nuk njeh fund babëzia në Kuçovë, hapen varre pa vdekur kush për të negociuar më pas pazarin...

Pas Tiranës, duket se biznesi me të vdekurit ka filluar edhe në Kuçovë. Ndonëse një vend i vogël dhe ndër më të varfrat të Shqipërisë, ka filluar dhe shitja e varreve.

Një qytetar ka bërë një denoncim në polici, ku sipas tij te varrezat e qytetit janë hapur varre pa pasur asnjë shërbim mortor.

Varret po hapen nga punonjësit e shërbimit funeral “Piemvis”, pas pasur asnjë konfirmim për shtetas që kanë ndërruar jetë. Deri më tani janë hapur 8 gropa varresh dhe siç edhe duket nga pamjet filmike, janë bërë matjet dhe është rrethuar vendi me spango për hapjen e 3 gropave të tjera.


Në lidhje me këtë skandal ka qenë shtetasi Arben Polisi, ai që ka kallëzuar në polici rastin. Sipas tij, është "turp i madh" që të hapen gropa masive pa vdekur askush, në mënyrë që më pas të bësh pazare për vendin-siç shprehet ai.

Ai tha se gropat hapen vetëm me lejen e bashkisë dhe nga punonjësit e bashkisë, pas njoftimit që ju dërgohet nga shërbimet funerale për raste vdekjesh dhe jo nga punëtorët e shërbimeve funerale.

Qytetari deklaron se pasi u ka dërguar në bashki fotot për çka po ndodh në varrezat publike të qytetit të Kuçovës dhe s’ka marrë asnjë përgjigje, ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallzim. Edhe punëtor të tjerë të varrezave pohojnë se hapja e gropave pa pasur asnjë "mort" është e turpshme.


Të kontaktuar nga mediat, burimet zyrtare të policisë, kanë konfirmuar se pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Arben Polisi, shërbimet e policisë kanë regjistruar kallzimin, kanë parë gjendjen në vend dhe po kryejnë veprimet proceduriale në lidhje me rastin e denoncuar.

Ligji 9220,i datës 15.04.2004,pika 7 për "shërbimin funeral", e përcakton qartë se shërbimet funerale kryen me lejen e bashkisë dhe nga punonjësit e bashkisë.

Përpos këtij fenomeni të shëmtuar, me të cilin u përballëm në varrezat publike të qytetit të Kuçovës, problematika si tejmbushja e varrezave me plehra në çdo cep dhe shembja e murit rrethues të varrezave janë fokusuar në objektivin e kamerës sonë.

Lini një Përgjigje