TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2024, 12:28

Plani i Ramës për shtetin mysliman; vend ku nuk i kap SPAK-u

Shkruar nga Pamfleti
Plani i Ramës për shtetin mysliman; vend ku nuk i kap SPAK-u
Rama dhe Baba Mondi

Krijimi i një shteti mysliman në Tiranë, sipas modelit të Vatikanit, është diskutuar shumë në  vend, për shkak të një artikulli të New York Times ku kryeministri Rama bënte me dije se ky shtet brenda shtetit do të ishte për bektashinjtë.

Këngëtarja Inida Gjata, ose e njohur ndryshe me emrin Zhaku ka të ndarë qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.

Në një qëndrim të saj ajo ka ironizuar kryeministrin Rama, duke shkruar: “Shtet ku nuk i kap SPAK-u”, ku sipas saj, ky shtet brenda shtetit do të krijohet për politikanët që do të duan t’i fshihen drejtësisë.

“Të gjithë shqiptarët duhet ta marrin seriozisht këtë punë. Këtu duhet në çfarë halli të madh ka rënë qeveria, e cila ndihet e përndjekur dhe e rrezikuar. Në vend që të humbim kohe më këtë bisedë më mirë te mendojmë që të zgjedhim Elena Kocaqin(e ftuar në emision) ose të krijojmë ndonjë qeveri teknike, të fillojmë punën sepse shumë keq po duket gjendja,” –u shpreh Zhaku.

Një shtet si ai i Vatikanit brenda kryeqytetit të Shqipërisë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama për “New York Times” në një artikull të publikuar këtë fundjavë.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke që do të qeveriset nga Baba Mondi, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

Bëhet fjalë për një enklavë sipas modelit të Vatikanit, por katër herë më e vogël. Në këtë mënyrë, ky do jetë shteti më i vogël edhe në botë. Në këtë territor do të lejohet alkooli dhe femrat do të veshin çfarë të duan, pasi nuk do ketë rregulla për stilin e jetesës.

“Shtetin që do jetë rreth 11 hektarë, sipas gazetës, Shqipëria kërkon që ta kthejë në një shtet sovran me administratën, pasaportat dhe kufijtë e tij. Kryeministri shqiptar Edi Rama thotë se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi dhe do të ketë për synim promovimin e tolerancës fetare”, shkruan gazeta.

rama spak

Lini një Përgjigje