Kjo ide e një ishulli brenda Tiranës është llogaritur jo vetëm për veten por edhe për të qenë të shumëllojshme. Megjithë kotrollon qelizor të policisë, prokurorisë së gjykatës, narkonjeriut kryeministër i duhet një pellg ku nuk hyn askush me ligj dhe ai grumbullon çdo gjë të paligjshme të madhe mbikqyrjes.
BabaMondi babaEdi dhe narkonjeriu!
Gjendur i rrethuar nga intensiteti denoncues i medies botërore si narkonjeriu pushtues i çdo institucioni në Shqipëri dhe asgjësues i demokracisë, gjyshi Edi Rama, shpiku babaEdin si kopje e baba Zotit nëpërmjet kryegjyshit babaMondi i cili u shpreh se mësoi planin nga shpërthimet e Ramës në media në SHBA.
Kjo tregon sa vendimmarrës është pala religjioze në këtë dalldi pushteti.
Shpikja anon fort në skemë si amnisti fiskale dhe me shumë gjasë penale, ka doza elektorale e pastrim parash nën petkun fetar. Ai që ka shkërmoqur shtetin në 28748 kilometër katror rreket të bëjë një klon, si shtet fetar, me laicizëm produktesh në 15 apo 20 hektarë. Më së shumti e sheh dhe projekton si investim strategjik, ku aplikues si investitor nuk është BabaMomdi por BabaEdi i fshehur pas narkonjeriut.
Kjo ide e një ishulli brenda Tiranës është çmenduri e llogaritur jo vetëm për vëmendje por edhe për përfitime të shumëllojshme. Megjithë kontrollin qelizor të policisë, prokurorisë e gjykatave, narkonjeriut kryeministër i duhet një pellg ku nuk hyn askush me ligj dhe ai grumbullon çdo gjë të paligjshme larg mbikqyrjes.
Aty mund të bektashizohen çunat e Dubait, të Londrës, Belgjikës, Holandës, duke mos pasur kasavetë ekstradimi. Një ofshor afër zyrës së zaptuesit ligjor, të inkriminuar tej imagjinatës, është një lakmi për sektin rreth tij vendas apo të huaj. Ideja në prag fushate është njëherësh sa diskriminuese dhe përfituese.
Pasi u vendosi një kulla 100 katëshe te toka e teqesë te nëntë katëshet në qendër të Tiranës, sigurisht plane të ngjashme do të ketë thurur edhe për "Vatikanin" bektashi. Duhen ca miliarda euro të hidhen edhe aty pas Portit të Durrësit, apo Sazan-Zvërnecit.
Aty ska kohë të merret as me SPAK se hyn vetëm drejtësia e qiellit, "gjykata hyjnore". Dhe kur të ikë nga karrigia e kryeministrit së shpejti i duhet një vend azili ndaj po e krijon afër aseteve të keqbërjes së tij kriminale në 12 vite.
Marrëdhëniet me NATO dhe BE në bektash-shtetin e Ramës i mbajnë "dervishët" e qeverisë. Në kokën narkonjeriut kryeministër, mikut të karteleve ndërkombëtare Ndrangheta dhe Sonaloa, nuk ka vend për Zotin kurrkund.
Lini një Përgjigje