TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2024, 07:15

Diell dhe vranësira, mësoni si do të jenë temperaturat ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe vranësira, mësoni si do të jenë temperaturat

Moti gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU, moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat janë më të theksuara në relievet malore në lindje të vendit. Po ashtu, do të kemi intervale të herëpasherëshme me kthjellime.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 2-7m/s, hera-herës në lugina, male dhe bregdet fiton shpejtësi 4-11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Mjegulla do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit, kryesisht në zonat luginore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 26 °C

në vendet e ulëta: 14 / 27 °C

në vendet malore: 10 / 20°C

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Diell dhe vranësira, mësoni si do të jenë temperaturat

Lini një Përgjigje