TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shtator 2024, 21:45

"Lidhja me klientët bëhet në rrjete sociale", specialistja për hetimin e narkotikëve: Cilat janë zonat e Tiranës ku shitet më shumë drogë

Shkruar nga Pamfleti

"Lidhja me klientët bëhet në rrjete sociale",

Florida Tilki, specialiste për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës tregoi se llojet e drogave që po qarkullojnë dhe konsumohen sidomos nga të rinjtë në kryeqytet janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet.

Ajo tregoi se zonat më problematiku ku është kapur sasia më e madhe e drogës nga policia janë zona e ish-Blloku, Lapraka, ish-Parku, Sauku, Unaza e Re, Ali Demi dhe Kamza.

“Dy-tre operacione janë bërë në zonën e ish-Bllokut, Lapraka është një zonë rreziku, është goditur dhe është kapur një sasi e konsiderueshme, Sauku, gjithë pjesa e Saukut duke qenë e pyllëzuar kanë mundësi për të lëvizur më lirshëm, Unaza e Re në disa zona të saj, Ali Demi është një tjetër zonë e nxehtë dhe së fundi Kamza, se aty ku kemi goditur kemi kapur, ndaj është futur në listë”, shpjegoi specialistja në emisionin Review.

Ajo tregoi se lidhja me klientit bëhet kryesisht përmes rrjeteve sociale por edhe me metoda të tjera dhe se bëhet fjalë për grupe janë shumë të kamufluar dhe të kujdesshëm për të mos rënë në sy.

 

droge zona tirane specialiste

Lini një Përgjigje