TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2024, 15:34

Nuk ndalet Policia Rrugore, mbi 10 mijë gjoba dhe 26 arrestime në një javë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalet Policia Rrugore, mbi 10 mijë gjoba dhe 26 arrestime në

Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë bilancin javor të gjobave dhe arrestimeve. Mesatarisht ne një ditë janë vendosur 1400 gjoba, ndërsa në një javë rezultojnë më shumë se 10 mijë.

Por përveç masave administrative, ka pasur edhe arrestime të shumta. Gjithsej janë arrestuar dhe proceduar penalisht 26 persona, kryesisht për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur si dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia raporton:

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

 26 Arrestime dhe procedime penale:

10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

3 persona për pa leje drejtimi.

12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

10.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,434 në ditë.

30 masa për xhama të zinj.

833 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

253 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

299 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

7.222 masa për qëndrim të gabuar.

427 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

11 raste për tejkalim shpejtësie.

58 raste të ndryshme

11 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

 

arrestime gjoba policia rrugore

Lini një Përgjigje