Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i nje fronti te ftohte pritet te sjelle mot te vranet dhe reshje shiu per disa dite ndersa depertimi i masave ajrore te thata dhe te ngrohta do te sjelli mot te kthjellet e perseri rritje te temperaturave.
Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak diten e Hene moti parashikohet me kthjellime e alternime vranesirash hera-heres deri te dendura si dhe reshje shiu te izoluara dhe te dobta ne mesdite dhe pasdite.
"Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike", njoftoi SHMU.
Duke filluar nga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Moti për ditën e Enjte parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjithashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s.
Lini një Përgjigje