TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shkurt 2024, 22:51

Artan Hoxha tregon pse gjykata vendosi të lirojë Vangjush Dakon!

Shkruar nga Pamfleti

Artan Hoxha tregon pse gjykata vendosi të lirojë Vangjush Dakon!

Gjykata vendosi dy ditë më parë që të lironte nga qelia ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar në qershor 2023, me urdhër të SPAK-ut së bashku me 8 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit dhe një ndërtues, me akuza për shpërdorim detyre në 2 raste.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha se arrestimi i Vangjush Dakos pritej prej 5 vitesh sepse kishin dalë dosje të tjera, por u arrestua me dy akuza që kishin masa ekstreme, edhe pse ai duhej hetuar.

Më tej ai deklaroi se gjykata u detyrua të vendoste se SPAK-u, nuk arriti të respektonte afatet për hetimin e kësaj çështjeje.

“Që në momentin e arrestimit, edhe pse kishim 5 vite që prisnim, pasi dolën disa dosje, ish-kreu i bashkisë së Durrësit dhe njeriu i afërt i Ramës, që e ka mbrojtur dhe tha se nuk vendos DASH se kë kam miq unë, u arrestua në 6 qershor 2023.  Ai u arrestua me dy akuza që kishte masa ishte shumë ekstreme, te arresti me burg.  S’e di pse, sepse mund të hetosh dhe jo direkt te masa ekstreme.

Pas 9 muajsh e liruan nga burgu, edhe pse arresti në shtëpi është e njëjtë, dhe akuzat nuk kanë rënë, edhe pse ato janë minimale për atë që çfarë nuk kemi dëgjuar. A duhet të ishte arrestuar më 6 qershor 2023 dhe liruar në 27 shkurt 2024? Është vetëm zbutje dënimi.  SPAK nuk arriti të respektonte afatet për hetimin e kësaj çështjeje. Te perceptimi publik janë kënaqur nga arrestimi. Masat e sigurisë kanë afate nuk mund ta mbash në burg”, tha Hoxha për emisionin "Të Paekspozuarit".

hoxha

Lini një Përgjigje