
Gazetari Sokol Bregu ka folur lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës nga tre fëmijët, të cilët ndodhen në masën “arrest me burg”.
Ai u shpreh se edhe nëse zbulohet motivi i vrasjes, krimi është aq i rëndë saqë nuk do të ndryshojë asgjë në dënimin e tyre nga gjykata.
Gazetari tha se të tre fëmijët rrezikojnë të dënohen nga 35 vite deri në burgim të përjetshëm.
“Nuk besoj se do zbulohet. Nëse del motivi do të cilësohet ndryshe vepra penale. Vetëm motivi e ndryshon. Nëse prokuroria do të mbajë këtë akuzë. Edhe nëse zbulohet motivi edhe nëse jo, ata rrezikojnë 35 deri në burg të përjetshëm”, u shpreh gazetari Bregu për TCH.
Lini një Përgjigje