
Gazetarja Dorjana Bezat ka folur lidhur me krimin në Durrës, ku tre fëmijët vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën.
Pak ditë më parë, gazetarja ishte në familjen e të ndjerit, e cila intervistoi vjehrrën e 50-vjeçariit. Ajo tregoi se çfarë fshihej pas ‘portës së zezë’ të asaj familjeje, aty ku intervistoi edhe nënën e Blerinës, bashkëshortes së të ndjerit.
Bezat u shpreh se në bisedë e sipër, gjyshja e fëmijëve e cila e quante të normalizuar vrasjen, e kishte pyetur se pse erdhi ‘se nuk është gjë e madhe’.
“Pse erdhe tha, se nuk është gjë e madhe, dhe unë bëra krim në 2010 dhe s’erdhi njëri këtu. Normale është. Në sy të protagonistëve është normale dhe kjo vijon”, tha ajo për "Top Story".
Në vitin 2010 nëna e Blerinës ka vrarë vjehrrën e saj, krim për të cilën nuk ka treguar aspak pendesë.
Lini një Përgjigje