
Gazetari Andi Tela e quajti një lajm të rëndësishëm mbajtjen e samitit “Ukrainë-Europa Juglindore”, në Tiranë, sepse gjithë mediat ndërkombëtare merreshin me Zelenskyn që kërkonte armatime.
Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Tela tha se gjatë Samitit Zelensky kishte hallin e luftës, ndërsa Ramës ju dha mundësia të bënte atë që di të bëjë më mirë.
“Zelensky ka hallin e luftës dhe është hall serioz. Bëhen dy vite të plota nga nisja e luftës. Në vitin e parë të luftë ka bërë vetëm dy vizita, në SHBA dhe Gjermani dhe në vitin pasardhës ka bërë 33 vizita. Në këtë vit, dy muajt e parë ka bërë 6 vizita. Pra ka filluar të dale nëpër Samite, kryesisht në vendet kufitare dhe pastaj me SHBA.
Ardhja në Tiranë, është një lajm i rëndësishëm. Gjithë mediat ndërkombëtare merreshin me Zelenskyn që kërkonte armatime. Rama ka bërë atë që di të bëjë me mirë. Ishte samit i rëndësishëm dhe lajm i rëndësishëm për Shqipërinë”, tha Tela.
Lini një Përgjigje