TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shkurt 2024, 21:23

“Kontributi ynë, liliput”, Bushati për Samitin e Ukrainës në Tiranë: U shit sikur jemi qendra e botës!

Shkruar nga Pamfleti

“Kontributi ynë, liliput”, Bushati për Samitin e

Analisti Andi Bushati e quajti diçka të mirë Samitin e zhvilluar në Tiranë për Ukrainën, por kritikoi mënyrën se si ky organizim u paraqit në media.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se mediat shqiptare u sollën sikur vendi ynë është "qendra e botës", ndërkohë që kontributi i të gjithë rajonit tonë në ndihmë të Ukrainës është minimal.

"Natyrisht nuk ka asgjë të keqe, madje ka të mirë, se po bëhen disa Samite dhe po i japin mundësi Tiranës të pastrojë edhe ajrin se ulet qarkullimi i makinave... Këto janë takime rutinë. Kam vërejtje dhe më duket e ekzagjeruar, jo takimi por pasqyrimi mbi takimin.

Po të shihje mediat në darkë, të dukej sikur jetonim në një vend që ishte kthyer qendra e botës. Ky takim, është shumë i vogël. Të gjithë këto vende bashkë, në konfliktin e madh Rusi-Ukrainë, e kanë kontributin thuajse zero. Në mediat franceze flitej që Franca të japë tre mijë predha. Disa ekspertë të luftës thoshin që Rusia hedh 20 mijë predha.

Kur perëndimi sot, po dështon të përballojë sulmin e Putin, ç ’mund të bëjë një kombinim liliput shtetesh? Po e pamë në pikturën e madhe, ky takim nuk përbën lajm. Por në mediat tonë i bëhej jehonë sikur këtu jemi kthyer në qendrën e botës. Është absurd të mendosh që ajo që u bë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e tjera, kontributi është liliput. Atje është një popull që po përdoret për mish për top", tha Bushati.

bushati

Lini një Përgjigje