
Teksa ka komentuar artikullin e prestigjozes franceze për Ramën analisti, Lorenc Vangjeli, është shprehur se ministra e ish ministra të qeverisë Rama rrezikojnë seriozisht të përfundojnë në burg për shkak të korrupsionit.
Ndërsa më tej shtoi se edhe pse shkrimi flet për korrupsionin masiv të qeverisë Rama mendon se u drejtohet lexuesve francez dhe jo shqiptar.
"Ish ministra të qeverive Rama por edhe ministra aktual në përballje me drejtësinë do të kenë një fat të lig, por kjo mbetet për tu parë në vijim. Ky është një artikull që i drejtohet një lexuesi francez dhe nuk e ka vëmendjen e një lexuesi që është plaga që dhemb.
Janë dy nivele gjykimi mbi atë që bën Shqipëria dhe ndërtohet përditshmëria e shoqërisë shqiptare. Në raport me politikane jashtme dhe partnerët ndërkombëtar kishte një frazë që shkruhej se partnerët tolerojnë mangësitë e shtetit të së drejtës", tha ai në “Syri TV”.
Lini një Përgjigje