TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2026, 21:31

Arratisja spektakolare e Ndocit, Softa jep detaje: E mirëorganizuar, ka pasur shkëmbin informacioni!

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja spektakolare e Ndocit, Softa jep detaje: E mirëorganizuar, ka
Fatjon Softa


Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa është shprehur se arratisja e Altin Ndocit ka qenë e planifikuar dhe e mirëorganizuar.

Sipas Softës,  i burgosuri konsiderohej person me shkallë të lartë rrezikshmërie dhe mbahej nën masa të shtuara sigurie edhe brenda burgut.

Softa u shpreh se gjatë vitit 2025 ai kishte kryer disa vizita mjekësore në spital për shkak të problemeve shëndetësore me veshkat, ndërsa numri i forcave shoqëruese ishte i kufizuar.

Ai nënvizoi në Quo Vadis  se Policia e Shtetit nuk është njoftuar për shtim forcash, ndërsa automjeti i përdorur për largimin e të arrestuarit ka qenë në vendin dhe kohën e duhur, duke ndjekur një skemë të qartë.

Pjesë nga biseda:

Softa: Altin Ndoci është person me shkallë të lartë rrezikshmërie. Mbahej me masa të larta sigurie edhe në ambientet e burgut. Në vitin 2025 ka kryer disa vizita në spital për shkak të problemeve me veshkat. Numri i forcave ka qenë i limituar.

Pyetje: Pse?

Softa: Duhet të jenë 4-5 persona, ndërkohë kanë qenë 3. Në varësi të shkallës së rrezikshmërisë bëhet edhe shtimi i forcave. Për të hequr prangat merret leje. Bëhet një komunikim verbal dhe jepet leje nëse është e përcaktuar. Në të gjitha rastet kur vijnë persona me shkallë të lartë rrezikshmërie, e keni parë se sa forca dhe mjete të blinduara ka në aeroport.

Në rastin konkret, masat e sigurisë kanë lënë për të dëshiruar. Duket si diçka e planifikuar dhe e mirëorganizuar. Ka një organizim perfekt. Pra, ka një shkëmbim informacionesh, ata që prisnin në automjet jashtë e dinin orën kur do të vinin, sa forca do të ishin dhe çdo detaj tjetër.

E para është që nuk është njoftuar Policia e Shtetit për shtim forcash. Makina ka qenë në vendin dhe kohën e duhur, me një skemë të qartë. Automjeti ishte me targa të vjedhura.

arratisja spektakolare e ndocit

Lini një Përgjigje