
Në shkelje të plotë të ligjit, me një sjellje arbitrare dhe arrogancë, policia e shtetit ka gjobitur makinat e gazetarëve të News24 dhe Panorama, të cilët ndodhen para hyrjes së godinës së televizionit.
Në të drejtën e tyre për zbatimin e vendimit të gjykatës që kërkoi lejimin për të hyrë në ambientet e punës dhe të marrin dosjet e sendet personale.
KAYO po kryen në këtë mënyrë 3 shkelje ligjore. Së pari nuk po zbaton vendimin e gjykatës e cila kërkoi që gazetarëve tu lejohej futja në ambientet e punës për të marrë sendet personale, dosjet e punës. Së dyti, marrja e së drejtës me forcë dhe zënia e pronës pa një titull ligjor,
Gjykata e Tiranës i ka dhënë në shuplakë të fortë, drejtuesit të kompanisë KAYO, Ardi Veliu, i cili ditën e shtunë ka ndërmarrë një aksion brutal, teksa ka zaptuar ambientet e News24, Panorma TV, Balkanweb, Gazetës Panorama, Panorama Sport, Gazetës Shqiptare dhe Radio Rash.
Gjykata e Tiranës ka sqaruar arsyet pse Ardi Veliu dhe kompania e armëve, KAYO është në shkelje të ligjit edhe pse pretendon pronësinë e godinës së News24.
Gjykata dënon dhe urdhrat e Ardi Veliut që konfiskuan pajisjet, kompjuterëve, dosjet hetimore, materialet sensitive, aparatura, kamera, (fati i këtyre materialeve sensitive nuk dihet ende se ku kanë përfunduar).
Por ajo që Gjykata sqaron është fakti se liria e gazetarëve dhe liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë, gjë të cilën siç duket Ardi Veliu e nuk e dinte apo bënte sikur s’e dinte.
“Sa i takon kërkesës për dorëzimin e sendeve personale e paisjeve të gazetarëve, gjykata sjell në vëmendje nenin 22 të Kushtetutës, i cili parashikon se: 1. Liria e shprehjes është e garantuar. 2. Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar. 3. Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet”, e drejtë e njohur edhe nga neni 10 I KEDNJ.
Lini një Përgjigje