Gjykata rrëzoi dënimin me 6 muaj burg për tenderin e rrugës Kardhiq–Delvinë; të pafajshëm edhe 9 të akuzuar të tjerë
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar dosjen e SPAK për tenderin e rrugës Kardhiq–Delvinë, duke shpallur të pafajshëm ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato, si dhe nëntë të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë çështje.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, të cilët ndryshuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që kishte dënuar Qaton me 6 muaj burg për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”.
Sipas Apelit të GJKKO-së, faktet e referuara nga Prokuroria e Posaçme nuk përbëjnë vepër penale.
“Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Sonila Qato për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa ‘b’ të Kodit të Procedurës Penale, fakti nuk përbën vepër penale”, thuhet në vendimin e shpallur nga Apeli.
Po me të njëjtin argument, gjykata shpalli të pafajshëm edhe Simon Prendin, Elona Gogon, Erdit Salillarin, Admir Pahumin, Nikollaq Mihalin, Miranda Shkurtin, Arbër Trokën, Almir Hoxhajn dhe Arjana Hasanin.
Çështja lidhej me procedurat e tenderit për rrugën Kardhiq–Delvinë, për të cilën SPAK kishte ngritur akuza për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh ndaj disa ish-zyrtarëve dhe anëtarëve të komisioneve të prokurimit.
Vendimi i GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:
1. Lenien në fuqi te vendimit nr. 52, date 23.07.2025 të Gjykates se Posaçme e Shkalles se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H. (Shkalla e Parë i shpalli të pafajshëm)
2. Lenien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 te Gjykates se Posaçme e Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për te pandehurin S.P per kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
3. Ndryshimin e vendimit nr. 52, datë 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër të tij, në këtë mënyrë:
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale "Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike", parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;
- Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", parashikuar
nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa "b" të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;
- Shpenzimet giygësore ne ngarkim te shtetit.
U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026.
Ti shkerdhehet motra ktij vendi e sidomod ktij mileti.