TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Qershor 2023, 20:53

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Spahiu: Inatet dhe bajraktarizmi mes Ramës e Kurtit kanë zvogëluar profilet e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Spahiu: Inatet dhe bajraktarizmi mes

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar anulimin e mbledhjes së dy qeverive pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Në një intervistë për ‘Euro News Albania’, Spahiu tha se dy kryeministrat shqiptarë, Kurti dhe Rama nuk duhet të sillen si “dy gjela”, por duhet të jenë më të bashkuar.

Ai u shpreh se serbët janë më kompakt se populli shqiptar, ndërsa shtoi se inatet dhe bajraktarizmi mes Ramës e Kurtit, i zvogëlojnë profilet e tyre dhe se shqiptarët nuk kanë nevojë për disa gjela në dialog. Sipas tij, është pikërisht divergjenca ajo që na ka sjellë këtë krizë.

“Shqiptarët e Kosovës, me shqiptarët e Shqipërisë kanë divergjencat e tyre dhe ky është problemi bazë që ne kemi. Unë nuk jam këtu për të vendosur nëse është problemi i Prishtinës apo i Tiranës, por unë di të them që Tirana me Prishtinën nuk janë afruar, ato janë larguar kundrejt premtimit të Albin Kurtit që do bashkonte Kosovës me Shqipërinë, nuk kemi parë asnjë afrim mes tyre që nga dita kur kryeministri Kurti ka ardhur në pushtet.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për dy gjela si dy koka shqiponjash. Është e dëmshme për ne shqiptarët nëse kemi disa gjela në dialog. Duhet të respektohej zëri i Tiranës. Divergjenca ka çuar në këtë krizë që jemi”, tha Kreshnik Spahiu.

kreshnik spahiu rama kurti

Lini një Përgjigje