TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2024, 22:00

Andi Bushati: Berishës i kanë marrë edhe kriminelët, prandaj bën protesta paqësore

Shkruar nga Pamfleti

Andi Bushati: Berishës i kanë marrë edhe kriminelët, prandaj

Andi Bushati thotë se Sali Berishës i kanë marrë gjithçka, përfshirë edhe kriminelët, të cilët kanë kaluar të gjithë në krah të qeverisë.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se protestat paqësore që bën tani PD, e reflektojnë këtë fakt.

"Doktorit ia kanë rrëmbyer të gjitha, edhe mitingjet. Mbani mend kur thoshte me ata të Mamurrasit, i përmbys të gjithë.... Një pjesë të madhe edhe të mitingut i'a kanë "kafshuar"

Edi Rama, përveç drejtësisë, oligarkëve, ka mbledhur edhe gjithë krimin e Shqipërisë. Krimi ka qenë i kuq dhe blu, sic ishin të gjitha të ndara. Tani edhe kriminelët i ka marrë një palë e vetme. Ka detyruar Berishën të bëjë mitingje paqësore", tha Bushati.

Lini një Përgjigje