
Kreu i SPAK, Altin Dumani, do të preferonte që mandati i drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme të ishte më i gjatë. Mbrëmjen e sotme, Dumani ka dhënë një intervistë në “Trialog” në RTSH.
Ai u shpreh se është pro kufizimit të rikandimit, por do të preferonte që mandati të ishte 4 apo 5 vite dhe jo 3.
“Jam pro kufizimit që ndalon rikandidimin. Por mandati të ishte pak më i gjatë, 4 apo 5 jo 3 sepse do kohë sa të njihesh me intitucionin. Do kohë të arrish objektivat. Si kohë është pak. Do ishte mirë të ishte pak më i gjatë. Të jep më shumë mundësi të arrish vizionin dhe objektivat që i ke vënë vetes. Por jam kundër 2 apo 3 mandate”, tha ai.
Lini një Përgjigje