TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 19:53

Aksion në disa qytete kundër naftës kontrabandë dhe evazionit fiskal, bllokohen 3 pika karburanti

Shkruar nga Pamfleti

Aksion në disa qytete kundër naftës kontrabandë dhe

Autoritetet kanë finalizuar një aksion të gjerë në disa qytete, duke zbuluar një skemë të organizuar evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant.

Tri pika karburanti në zonat e Fushë-Krujës, Burrelit dhe Sarandës rezultuan të operonin pa licencë, duke shkelur ligjin për shfrytëzimin e aktivitetit tregtar. Gjatë operacionit, strukturat përkatëse sekuestruan sasi të mëdha karburanti në depozita, ndërsa nga verifikimi i mjeteve matëse të furnizimit rezultoi që subjektet kishin qarkulluar mbi 15 milionë litra.

Hetimi vijon për të identifikuar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe personat apo zyrtarët e përfshirë, duke i referuar rastet në organet kompetente. Autoritetet nënvizojnë se pikat e karburantit nuk kishin licencë për të blerë apo shitur produktin, duke shkelur legjislacionin fiskal.

 

Lini një Përgjigje