TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 20:10

Mamdani duke bërë shqiponjën, shqiptari në SHBA tregon të fshehtat e fotos me kryebashkiakun e ri të Nju Jorkut

Shkruar nga Pamfleti

Mamdani duke bërë shqiponjën, shqiptari në SHBA tregon

Kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdan shfaqet duke bërë shqiponjën. Këto fotografi po bëhen virale në internet, të shkrepura nga i riu me origjinë shqiptare, Erzen Gashi.

“Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka bërë vetë”, u shpreh fotografi Erzen Gashi.

37-vjeçari i lindur në Slloveni, i rritur në SHBA, por me babain nga Kosova dhe nënën nga Mali i Zi tregon për “Top Channel” takimin e Mamdan gjatë fushatës elektorale me komunitetin shqiptar në New York.

“Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida i cili më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të”, tha Gashi.

Fitorja e të riut mysliman Zohran Mamdan me prejardhje afrikano-indiane, u cilësua historike ndërsa Erzeni zbulon si është pritur rezultati i tij.

“Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë”, u shpreh fotografi.

Fotoja me shqiponjën shpreson të përhapet kudo në rrjet, sepse Erzeni ka pasion fotografinë por ka studiuar në sektorin shëndetësor e punon në spital. Madje ai shpreson për një ofertë pune nga kryebashkiaku i ri i New York.

“Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj”, përfundoi ai.

1 Komente

  1. X
    Xhek

    U lumturuan muslimanet shqiptare ( ne fakt te ardhur nga Anadolli) po mbase i paketojne dhe i çojne ne Albanistan te vene ti mbajne uturakun Sal Birishes.

    Lini një Përgjigje