TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Nëntor 2025, 20:19

Nga Zheji, te Astrit Kalaja dhe Fatos Nano, Murrizi “godet” hipokritët: Presin të vdesësh që të të duan

Shkruar nga Pamfleti

Nga Zheji, te Astrit Kalaja dhe Fatos Nano, Murrizi “godet”

Ish-deputeti Myslim Murrizi vijon të mbajë qëndrim të ashpër lidhur me reagimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, por jo vetëm.

Sipas Murrizit, shqiptarët “dashurojnë” këdo që i qeveris keq nga pushteti legjislativo-ekzekutiv, i gjykon keq nga pushteti gjyqësor dhe i mashtron duke u shitur si pozitivitet çdo maskarallik të dy pushteteve të para nëpërmjet medias.

Murrizi vë në dukje se brenda një muaji janë regjistruar tre reagime kolektive, hipokrite dhe histerike, për tre njerëz nga tre pushtete të ndryshme që kanë ndërruar jetë: gazetarin Artur Zheji, gjyqtarin Astrit Kalaja dhe politikanin Fatos Nano.

Ne si popull dashurojmë këdo që na qeveris keq nga pushteti legjislativo-ekzekutiv, na gjykon keq nga pushteti gjyqësor dhe na mashtron keq duke na shitur si pozitivitet çdo maskarallik të dy pushteteve të para nëpërmjet medias.

Brenda një muaji pamë tre reagime hipokrite dhe histerike kolektive për tre njerëz të tre pushteteve që ikën nga kjo botë. Pothuajse të njëjtat postime nga e njëjta tufë, me të njëjtin stil: hipokrizia për gazetarin e ndjerë Artur Zhejin, për gjyqtarin e ndjerë Astrit Kalaja dhe për politikanin Fatos Nano.

Përfundimisht, ne si shoqëri e shprehim “dashurinë” vetëm kur vdes, se sa je gjallë të hamë të gjallë”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje