TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2023, 18:18

“Ahmetaj s’ka qenë koka e inceneratorëve”, Tomorri: Nëse hetohet si duhet, figura qendrore të mazhorancës do jenë nën akuzë

Shkruar nga Pamfleti

“Ahmetaj s’ka qenë koka e inceneratorëve”, Tomorri:

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar akuzat e SPAK ndaj Arben Ahmetajt. Tomorri shprehet se nga hetimet e rezultuara deri tani, Ahmetaj nuk duket të ketë qenë koka e kësaj afere. Më tej ai tha se nëse për inceneratorin e Tiranës do të kryhet i njëjti hetim i thelluar siç u bë ndaj Ahmetajt, atëherë do të ketë shumë figura qendrore të mazhorancës në bankën e të akuzuarve.

Ne sot kemi publike vetëm dosjen hetimore ndaj Arben Ahmetajt, nuk kemi përfundimet e një hetimi të mirëfilltë për inceneratorin e Tiranës. Nëse do të kryhet një hetim i thelluar njerëzit do marrin vesh kush e ka iniciuar. Nëse dy inceneratorët, i Elbasanit dhe Fierit kanë çuar në burg apo dyert e burgut, për një sërë zyrtarësh të lartë të mazhorancës, imagjino çfarë mund të ndodhë me inceneratorin e Tiranës, nëse do përfundojë hetimi. Do varet nga vullneti i SPAK. Nëse do kryhet i njëjti hetim i thelluar siç u bë ndaj Ahmetajt, do ketë më shumë figura qendrore të mazhorancës në bankën e të akuzuarve. Nga faktet e publikuara në media dhe shkresat e shtetit në dosje hetimore, aty ka shumë vend për të ngritur akuza dhe për të çuar para drejtësisë njerëz.

Sigurisht që z.Rama nuk ndihet komod të flitet për këtë çështje, sepse e di që gjithë qeveria e tij është e përfshirë, sepse ishte një politikë qeverie që i hapi rrugën ndërtimit të inceneratorëve, që kanë qenë një aferë e mirëfilltë korruptive, që s’dihet ku e ka fillimin dhe ku e ka fundin. Në një aferë kaq të madhe korrupsioni kryeministri s’ndihet komod që kjo çështje të diskutohet në publik dhe do të evitojë çdo përballje në Parlament dhe pyetjet e gazetarëve. Është një aferë që e ka kompromentuar rëndë besueshmërinë e qeverisë. Z.Ahmetaj ka qenë ish-ministër, ish-zv.kryeministër, ka qenë një nga njerëzit që ka pasur më shumë informacion për politikat dhe vendimarrjen e qeverisë. Logjika të bën të besosh që ka informacion. Nëse këtë informacion që ka do ta bëjë publik apo jo, kjo mbetet për t’u parë, por mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet, nga përplasja me Ramën dhe hetimi i SPAK-ut, që Ahmetaj e quan të motivuar politikisht....Kjo përplasje që ka pasur me kryeministrin dhe figura të tjera të mazhorancës duket se ka shtuar besimin se z. Ahmetaj mund të bëjë publike informacione me vlerë.

Ajo që është e qartë të paktën për inceneratorin e Tiranës, duket qartë që Ahmetaj s’ka qenë koka e inceneratorëve. Deklaratat e Berishës të paktën në këtë pjesë janë korrekte. Nga dosja kemi parë që kanë qenë njerëz të tjerë që kanë shtyrë përpara projektin e incenerimit të Tiranës. Sipas KLSH rezulton që Ahmetaj në më shumë se një rast ka shprehur mendime kundër këtij projekti, për implikimet financiare dhe kështu me radhë. Është një vendim që është marrë diku tjetër me sa duket. Ne sot kemi publike vetëm dosjen hetimore ndaj Arben Ahmetajt, nuk kemi përfundimet e një hetimi të mirëfilltë për inceneratorin e Tiranës. Nëse do të kryhet një hetim i thelluar njerëzit do marrin vesh kush e ka iniciuar. Nëse dy inceneratorët, i Elbasanit dhe Fierit kanë çuar në burg apo dyert e burgut, për një sërë zyrtarësh të lartë të mazhorancës, imagjino çfarë mund të ndodhë me inceneratorin e Tiranës, nëse do përfundojë hetimi. Do varet nga vullneti i SPAK. Nëse do kryhet i njëjti hetim i thelluar siç u bë ndaj Ahmetajt, do ketë më shumë figura qendrore të mazhorancës në bankën e të akuzuarve. Nga faktet e publikuara në media dhe shkresat e shtetit në dosje hetimore, aty ka shumë vend për të ngritur akuza dhe për të çuar para drejtësisë njerëz”, tha Tomori.

Gazetari tha se SPAK i ka instrumentet që duke ndjekur paranë t’i shkojë deri në fund hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Nuk janë hetime komplekse fare, sepse Prokuroria ka akses në llogari bankare, në të dhëna bankare. Ndryshe nga ne gazetarët që s’e kemi atë akses. Shumica e fakteve dhe abuzimeve janë zbuluar nga mediat. Nuk shoh pse është e vështirë të ndiqet paraja, se ku shkojnë paratë pasi arkëtohen nga kompania koncesionare në Sharrë. Ajo deklarata e Dumanit që nuk gjejmë pronarin e inceneratorëve ishte e habitshme dhe e pavend, pasi nuk i takon institucionit të SPAK të bëjë këto deklarata. I kanë instrumentat dhe hapsirat ligjore për të gjetur se ku shkojnë paratë”, tha Tomorri, “MCN”.

Gazetari bën me dije se nga pajtimi i studiove ligjore që kanë mbrojtur Shqipërinë në Arbitrazh, shuma kap shifrën 28,5 milionë euro, ku ka dyshime mbi përzgjedhjen e studiove nga Avokatura e Shtetit.

ahmetaj rama

Lini një Përgjigje