TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2023, 20:33

Afera me kompleksin “Partizani”, Bektashi: Nuk kam shkelur ligjin, do përballem me drejtësinë deri në fund

Shkruar nga Pamfleti

Afera me kompleksin “Partizani”, Bektashi: Nuk kam shkelur ligjin,

Pasi u njoh me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga GJKKO për çështjen “Partizani”, ndërtuesi Fatmir Bekteshi ka mohuar akuzat.

Ai ka deklaruar se i qëndron përballë drejtësisë, pasi sipas tij nuk ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do e vërtetojë koha.

Unë kam një parim, çfarë do që të ndodhë, dil nga dera kryesore dhe përballu me këdo. Unë e dija që kishte hetim prej 2020. Kam qëndruar këtu të përballem me drejtësinë. S’ka asnjë vepër penale të pretenduar nga akuza dhe këtë do ta vërtetojë koha”, ka deklaruar Bektashi.

 

Lini një Përgjigje