TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2024, 21:17

Adriana Kalaja paralajmëron Ramën: Do të gjuajmë në lule të ballit!

Shkruar nga Pamfleti

Adriana Kalaja paralajmëron Ramën: Do të gjuajmë në

Aktivistja  Adriana Kalaja paralajmëroi kreun e qeverisë Edi Rama, se e pret burgu, teksa i ka kujtuar se i ka bërë llogaritë gabim me liderin e opozitës, Sali Berisha dhe me demokratët.

Nga tubimi qytetar poshtë banesës së kreut të PD, Sali Berisha, Kalaja tha se nuk bie pre e kërcënimeve të Ramës përmes mediave të incineratorëve, njëjtë siç ka vepruar me gratë e tij.

Sot media e incineratorëve u fut me kërcënimet e mia gjoja kundër Ramës. Po mo Edi Rama të kërcënoj nga foltorja, do të shkosh në burg edhe po zbriti Zoti në tokë. I ke bërë keq llogaritë me Berishën dhe Adriana Kalanë. E injoroj të jem Linda e Kuvendit apo ato gra që i ka zgërdhirë Rama në dru. Po ne jemi gra që të gjuajmë në lule të ballit. Unë dhe të gjithë demokratët të gjuajmë në lule të ballit. Po Edi Rama, por me votë”, tha ajo.

Kalaja tha se është fitore për demokratët në zgjedhjet e 2025, prezenca në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha.

"Kjo është fitorja jonë e të gjithëve këtu. Rama dhe Balla me mafien e shikon që jemi këtu dhe s’e ne nuk dorëzohemiu. Do të jemi këtu derisa lideri i opozitës, Sali Berisha të jetë me ne drejt fitores së PD më 2025. Nuk na trembin as dhuna, as procedimet, as gazi lotsjellës dhe as dosjet. Kemi treguar që do t’i shkojmë deri në fund, Shqipërisë e Tiranës do t’i dalim për zot", tha ajo.

Lini një Përgjigje