
Avokati Spartak Ngjela duke komentuar Reformën Zgjedhore, solli në kujtesë edhe ndryshimet e vitit 2008, duke thënë se ishte viti kur u ‘pushtua’ Shqipëria.
Në një intervistë për “Report Tv”, Ngjela tha se PD e PS, të cilat i quan të dyja të korruptuar, po kërkojnë që t’i heqin votën e lirë shqiptarëve. Sipas tij, duhet një sistem maxhoritar.
“2008 ishte vite kur u pushtua shteti shqiptar. 40 që do jenë maxhoritar do arrijnë vetë në zgjedhje, po këto tjerat. I bëjnë partia,. Këta janë surrgoato historike. Duhen fshirë fare nga politika shqiptare. Janë të korruptuar dhe kërkojnë t’i heqin shqiptarëve votën e lirë. Nuk ka mundësi të vendoset demokracia me një ligj si ky. Nëse nuk e vendosin maxhoritar të pastër nuk goditet korrupsioni. Do vijë dhe në Shqipëri, nuk e ka të gjatë Rama. Këta janë të gjithë të korruptuar. Atëherë pse heshtin shqiptarët, le të rrinë, këta asgjë s’bëjnë. Ne na shpëton maxhoritar i pastër dhe këta mund të na e bëjnë vetëm ndërkombëtarët duke detyruar Ramën”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje