TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2025, 21:25

A ka një spiun brenda SPAK-ut? Gazetari hije dyshimi mbi sulmin kibernetik: Prokuroria nuk po tregohet e sinqertë

Shkruar nga Pamfleti

A ka një spiun brenda SPAK-ut? Gazetari hije dyshimi mbi sulmin kibernetik:

SPAK bëri sot një reagim publik për ndërhyrjen dhe marrjen e materialeve në kompjuterat e 3 prokurorëve të posaçëm, ngjarje që thotë se ka ndodhur në 12 mars 2025.

Gazetari Xhevahir Zhabina, duke komentuar deklaratën e SPAK, që thotë se u arrestuan dy persona, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ana e Prokurorisë së Posaçme si rallëherë ne nuk kemi akuzë për dy personat e arrestuar dhe ngre pikëpyetje nëse SPAK ka qenë i sinqertë në reagimin e sotëm.

Dikush nga institucioni u ka dhënë pasuordin për t’u futur, por kjo më duket e vështirë.

SPAK-u thotë se në datën 12 mars ka patur ndërhyrje, jo se ka ndodhur më përpara. Problematike shoh në këtë histori që janë marrë këto dosje këto gjëra që Prokuroria e Posaçme nuk na i sqaron dhe mbeten gjëra të pasqaruara.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme si rallëherë ne nuk kemi akuzë për këta persona dhe ngre pikëpyetje nëse SPAK ka qenë i sinqertë në reagim. Duhet të ishte më i sinqertë sepse është institucioni më i rëndësishëm dhe ky është një gur prove”, tha Zhabina.

 

Lini një Përgjigje