TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2025, 20:53

“Zyrë hakerash në mes të Tiranës”, Karamuço zbulon nga erdhi sulmi kibernetik ndaj SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“Zyrë hakerash në mes të Tiranës”,

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar detaje tronditëse mbi personat që hakeruan të dhëna nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Karamuço tha se në mes të Tiranës, te kullat ETC është zbuluar një zyrë e cila dyshohet se përdorej pikërisht nga hakerat që sulmuan SPAK-un. Sipas tij, me agjentët e BKH-së kanë mësyrë këtë zyrë dhe kanë sekuestruar kompjuter dhe dokumentet të ndryshme.

“Në datë 14 ka qen një sinjal se te kulla ETC është bërë një mësymje e agjentëve të BKH. Kanë qenë disa hetues të BKH, të veshur zakonisht për të mos rënë në sy, pa badge. Kanë qëndruar në holl për disa kohë. Në një moment kanë nxjerrë badge dhe kanë hyrë te një zyrë. Kanë marrë materiale, laptopë dhe janë largua. Është thënë se ka qenë zyra e një personi nën hetim, por askush nuk e dinte se kanë rënë në gjurmët e personave që kishin hakeruar sistemet e tyre. Dje u zbulua”, tha Karamuço në një intervistë për "Eronews Albania". 

Lini një Përgjigje