TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2025, 20:49

Kush fshihet pas sulmit kibernetik ndaj SPAK? Karamuço lëshon “bombën”: Urdhri u dha nga dikush brenda Parlamentit

Shkruar nga Pamfleti

Kush fshihet pas sulmit kibernetik ndaj SPAK? Karamuço lëshon

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar se urdhri për të hakeruar sistemin e SPAK ka ardhur nga Parlamenti.

Dje u zbulua se dikush ka hyre te kompjuterët e 3 prokurorëve dhe ka marrë të dhëna sensitive në emailet e tyre.

Sipas Karamuços dy të arrestuarit janë dora e fundit dhe është dikush tjetër që fshihet pas sulmit kibernetik.

Ata nuk kanë pasur aftësi të jashtëzakonshme në lidhje me rrjete kompjuterike. Që të flasim për hakera. Kanë njohuri mesatare. Kjo të bën të dyshosh që janë të tjerë persona që dinë më shumë dhe kanë realizuar mënyrat e infiltrimit. Këta janë ekzekutorë. Kush është maj e gjithë këtij aktiviteti. SPAK të ketë kurajo ta zbulojë. Disa informacione thonë që gjurmët shkojnë deri te Parlamenti i Shqipërisë. Ka të përfshirë politikanë. Në mënyrë direkte apo indirekte, motivi dhe nuk dihet ende”, tha ai në "Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje