
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë detaje nga sulmi kibernetik në SPAK. Ai tha se u morën të dhëna nga e-mailet e 3 prokurorëve.
Sipas tij, është absurde që në e-mailet e tyre ka pasur të dhëna sensitive, pasi SPAK ka një sistem të brendshëm ku duhet të flitet për dosje.
“Kjo ngjarje nxori një paaftësi, mungesë trajnim për të rritur dhe një masë për forcuar elementet teknologjikë. Flitet për passworde që janë thyer shumë lehtë dhe hakwruesit kanë hyrë në e-mailet e 3 prokurorëve, disa janë treguar më të kujdesshëm dhe disa jo. Ç’ne në e-mailet e prokurorëve ka dosje hetimore. Ata kënë një sistem të brendshëm se si shkëmbejnë informacione, jo e-maile. E-maili është një mënyre komunikim e pasigurt. Kur flasim për sekret shtetëror përgjegjësia fillon nga vetë SPAK”, tha ai.
Lini një Përgjigje