TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2025, 21:16

Çfarë dosjesh morën hakerat nga SPAK? Karamuço: Personat nën hetim rrezikojnë të arratisen!

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë dosjesh morën hakerat nga SPAK? Karamuço: Personat

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar se çfarë dosjesh kanë arritur të marrin hakerat nga serverat e Prokurorisë së Përgjithshme SPAK.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se të përfshirë në këtë ngjarje nuk janë vetë dy personat e arrestuar por ka dhe të tjerë të cilët sipas tij nëse nuk veprohet shpejt rrezikojnë të arratisen nga Shqipëria.

“Janë marrë dosje hetimore, janë marr informacione dhe relatime të disa hetimeve që janë ende të panjohura për publikun, që ka ende subjekte që ne nuk e dimë që janë nën hetim dhe kjo e ka bërë edhe më të rezervuar prokurorinë dhe thirrjen e saj që këto të mbahen sekret, sepse rrezikohet që të arratisen personat që janë nën hetim. Nga ana tjetër këta dy persona që janë arrestuar nuk janë të vetëm", tha Karamuço. 

Lini një Përgjigje