TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shtator 2025, 21:50

A do të kthehet Veliaj në bashki? Klodiana Lala tregon çfarë ndodh pas ankimimit në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

A do të kthehet Veliaj në bashki? Klodiana Lala tregon

Gazetarja Klodiana Lala, u shpreh se e priste ankimimin e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj në Kushtetuese ndaj vendimit të shkarkimit nga detyra që mori Këshilli Bashkiak. Ajo tha se edhe nëse gjykata vendos në mbështetje të Veliajt, kthimi i tij në bashki është i pamundur të ndodhë.

Por, megjithatë sipas gazetares, rruga e Veliajt në GJKKO është e gjatë për shkak të dosjes voluminoze të tij.

“SPAK ka dështuar në hetimin e inceneratorëve. Fakti që ky investim nuk ekziston dmth se ka një grup kriminal. E prisja që do ti drejtohej Kushtetueses. Nuk ishte mënyra e duhur. Ligjvënësi e ka lënë qëllimisht 3 muaj

Beleri shërbeu për të bërë ndryshime kushtetuese. Më bëri përshtypje sot shpejtësia që Kushtetuesja zgjodhi relatorin. Zakonisht zgjedh 10 ditë kohë për relatorin në raste të tjera. Sot u zgjodh me shpejtësi skëterrë.

A do të jetë në lartësinë e duhur për ta sqaruar, mbetet ta shohim. Ësht dosje voluminoze për seancën në GJKKO dmth që doketë një rrugë të gjatë të Veliajt. Mendoj që historia e rikthimit në bashki është e mbyllur. Cfarëdo lloj gjëje të thotë Kushtetuesja, Rama e ka mbushur mendjen”, tha Lala në emsionin “Log”, në “News 24”.

lala veliaj bashkia kushtetuese

Lini një Përgjigje