
Ndërsa Kushner dhe partnerët e tij shpenzojnë miliarda për botën digjitale të lojërave, një kontrast i thekur vihet re në Shqipëri, ku Affinity Partners ka "marrë" ishullin strategjik të Sazanit pothuajse falas...
Në një marrëveshje rekord që trondit botën e financave, Affinity Partners, fondi i investimeve i drejtuar nga Jared Kushner, dhëndërri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka marrë pjesë në blerjen e kompanisë së madhe të video lojërave Electronic Arts (EA) për 55 miliardë dollarë, raporton "BBC"
Kjo shifër e pabesueshme, e financuar kryesisht nga Fondi Publik i Investimeve i Arabisë Saudite (PIF), Silver Lake dhe Affinity Partners, e bën këtë transaksionin më të madhin leveraged buyout të historisë, duke e kaluar rekordin e mëparshëm me mijëra miliardë dollarë.
EA, e njohur për titujt ikonikë si EA FC (ish-FIFA), The Sims dhe Mass Effect, do të bëhet kompani private pas kësaj blerjeje, duke mos tregtuar më aksionet e saj në bursë. Marrëveshja, e shpallur të hënën, financohet me 36 miliardë dollarë kapital nga partnerët, plus 20 miliardë dollarë borxh nga JPMorgan.
Por, ndërsa Kushner dhe partnerët e tij shpenzojnë miliarda për botën digjitale të lojërave, një kontrast i thekur vihet re në Shqipëri, ku Affinity Partners ka "marrë" ishullin strategjik të Sazanit pothuajse falas për ta kthyer në një resort luksoz.
Qeveria shqiptare i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së Kushner-it në janar 2025, duke e lejuar zhvillimin e ishullit të pashfrytëzuar ushtarak (566 hektarë) me një investim të planifikuar prej rreth 1.4 miliardë euro, ose afro 1.5 miliardë dollarë, që është vetëm rreth 1/40-ta e vlerës së blerjes së lojës EA./Pamfleti
Jasht politike por... Nuk eshte videoloje! Eshte nje mega kompani qe ka ne zoterim shum studio dhe qe krijon lojrat me te medha. Per vitin e kaluar kishte fitim 7.5 Miliard USD. Titulli dhe permbajtja e lene shum per te dershiruar. Si te thuash Trump bleu Alphabet qe njerzit te shikojne video ne youtube dhe te kerkojne ne google.
Rama eshte gati ti Jap gjithe Shqiperine, po nuk po i blen dot. Ata jane shume te pasur per te pranuar oferten e Rames. Rama do keqtrajtohet denigrohet si "besnik" i Sorosit.
Shqiparaqet i kane shitur perhere trojet e popullit me Ismail Qemali, Esat Toptani, Sali Berisha, Edi Rama e lista eshte shume e gjate po te shkosh mbrapa ne histori. Me popull mjeran nga dinjiteti nuk ka ne bote. Turp, turp, turp!