TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 21:40

Problemet me Drejtësinë, Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar dëshmitarët për të folur kundër meje dhe Metës!

Shkruar nga Pamfleti

Problemet me Drejtësinë, Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi duke folur për problemet e saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, me drejtësinë, akuzoi SPAK-un se ka shantazhuar dëshmitarët që kanë dëshmuar për çështjen e tyre.

Në një intervsitë për “Ora News”, Kryemadhi shtoi se janë përdorur metoda represive dhe intimiduese ndaj dëshmitarëve, me qëllim për t’i detyruar ata që të thonë gjëra që i leverdisnin SPAK-ut.

“Kemi problem në dosjen Meta dhe në dosjen time. Ka dëshmitarë që janë shantazhuar. Personi është intimiduar, i është thënë se ke marrë para kesh nga Fatime Kryemadhi. Më pas është arrestuar për 3 muaj pa asnjë shkak, për t’i bërë presion. Edhe personi tjetër që ka bërë shitjen e apartamentit të mamasë time. Sapo ka zbritur nga avioni erdhi nga Kanadaja është mbajtur ne SPAK është mbajtur për orë të tëra dhe është intimiduar. I kanë mbajtur gjithë natën në polici, pastaj i kanë dërguar në prokurori. Më pas u kanë thënë ikni e shplodhuni se do ju thërrasim prap. Sepse vetë metodologjia që ka përdorur SPAK në këtë çështje nuk ka qenë për të zbardhur për të vërtetën, por për të marrë qoftë edhe një deponim me një klauzolë ose një fjali, që ka të bëjë”, tha Kryemadhi.

Lini një Përgjigje