TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2025, 19:53

13-vjeçarja tentoi vetëvrasjen pas bullizimit, flet qytetari që e shpëtoi: Askush nuk ndërhyu, vajza ra në një llamarinë

Shkruar nga Pamfleti

13-vjeçarja tentoi vetëvrasjen pas bullizimit, flet qytetari që

Një 13-vjeçare tentoi vetëvrasjen në qytetin e Korçës pas bullizimit nga bashkëmoshatarët.

E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërsa një ditë më pas Policia e Korçës njoftoi se vuri në hetim nënën e saj. Mësohet se kjo e fundit ka ofenduar dhe goditur një 13-vjeçare, e cila dyshohet se i bullizoi të bijën.

Landi Gura, qytetari që shpëtoi 13-vjeçaren ditën e djeshme, rrëfen për “Report Tv” momentet dramatike kur arriti të ndërhyjë në kohë.

“Unë për momentin isha në klub, dëgjoj zëra dhe vij unë, lashë gotën e konjakut se kisha marrë një teke dhe kur vajta aty kur shikoj unë ajo do hidheshe. I dola përpara, e shihja si mbeskën time se ishte e vogël, i dola… Ajo ra në një llamarinë aty, që nga llamarina ra në krahët e mia, por fati që nuk i zuri koka në çimento aty dhe shpëtoi, ishte edhe ajo me fat por edhe unë.

Unë vetëm dorën çava aty dhe pak në shpatull një dhimbje por jo shumë e madhe, e vogël. Tërë ata burra këtu dhe asnjë nuk i erdhi në ndihmë, unë vetë me iniciativën time hyra si ato shqiponjat e prita. Aq sa kisha mundësi”, tha ai.

Lini një Përgjigje