
Ndërtimi i një linje përpunimi ka rritur çmimin e mollës industriale dhe ka bërë që fermerët të mos i hedhin më produktet e tyre në kanale.
Nëse deri para një viti një kilogram mollë industriale shitej me 3-5 lekë, sot çmimi shkon nga 12 deri në 15 lekë.
Petrit Hajderlliu tregon për "Euronews Albania" se ka investuar në ndërtimin e një linje për përpunimin e lëngjeve të mollës, përpunim që në pjesën më të madhe shkon për eksport.
"Të huajt janë shumë të kënaqur, të kënaqur jemi edhe ne. Eksporti bëhet në rajon", tha ai.
Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, molla industriale po eksportohet më shumë, çka i ka bërë fermerët të jenë të kënaqur me çmimin e ofruar.
Gjatë vitit 2024, nga qarku i Korçës janë eksportuar 3,783 tonë mollë industriale, ndërsa vetëm gjatë këtyre ditëve janë eksportuar drejt vendeve të rajonit 619 tonë të tjera.
Lini një Përgjigje