TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2025, 08:21

Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Zbardhet një bisedë mes “Rrumit” dhe vëllait të tij: Do i tregoj rërën e bardhë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasje dhe tjetërsim pronash/ Zbardhet një bisedë mes

Vëllai i “Rrumit” u arrestua pak ditë më parë në Durrës, me urdhër të SPAK, nën akuzat e vrasjes dhe tjetërsimit të pronave, teksa dosja ka zbuluar një bisedë mes tyre.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shihet një bisedë mes Vullnet Muçës dhe vëllait të tij Aleksandër Lahos ose i njohur si “Rrumi”.

Në një pjesë të saj, të vendosur më poshtë, flitet për një sipërfaqe të madhe toke, prej 20 mijë m2. Komunikimi mes tyre është bërë në Sky ECC.

Pjesë nga biseda:

Vullneti:- Po asajt që tha cil ti tregojm me ble.

Aleksandri:- Jepi cil dush….mbidh nai lek…

Vullneti – Do ti tregoj rërën e bardh tjetër s'di, vetëm po i tregum atë të Palit.

Aleksandri – renci ka me mbledh nai lek….atë të Palit ke Gjoni thu’

Vullneti – Po atë të Palit pa 200 sja vlen me i dhën…apo ti them ktu para dylakut.

Lini një Përgjigje