TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Tetor 2025, 18:05

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, makinat prej disa orësh në radhë; shkak mbyllja e urës dhe reshjet e shiut (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, makinat prej disa

Pasdita e kësaj të diele ka sjellë kaos në qarkullimin përgjat aksit Lezhë-Milot, ku janë krijuar radhë kilometrike automjetesh, duke shkaktuar vonesa të mëdha për mijëra drejtues mjetesh.

Situata është përkeqësuar nga reshjet e shiut që kanë përfshirë pjesë të mëdha të vendit, por edhe nga mbyllja e vazhdueshme e urës së Milotit, e cila ka nisur që prej muajit korrik.

Mbyllja e urës së Milotit mbetet një plagë e hapur për qarkullimin në veri të vendit. Ura u dëmtua rëndë në korrik për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve intensive, duke detyruar mbylljen e saj të menjëhershme.

Megjithëse autoritetet kanë premtuar nisjen e punimeve të riparimit, këto ende nuk kanë filluar, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të kalojnë në rrugë dytësore të ngushta dhe të pashfrytëzuara, të cilat shpesh mbingarkohen dhe bëhen burim i vonesave të mëdha.

Ky problem ka karakter sistematik gjatë fundjavave, kur lëvizja e automjeteve rritet ndjeshëm për shkak të turizmit të brendshëm dhe kthimeve nga pushimet zakonisht të dielave.

Pavarësisht se Policia rrugore ka vendosur patrulla shtesë në zonë për të menaxhuar trafikun e krijuar, situata nuk duket të ketë një zgjidhje në aspektin afatgjatë.

 

 

Lini një Përgjigje