TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2024, 09:42

E panjohura e vizitës së Blinken në Tiranë: Përpjekja e Erdogan për të ndalur planin e SHBA

Shkruar nga Pamfleti
E panjohura e vizitës së Blinken në Tiranë: Përpjekja e
Antony Blinken dhe Rexhep Taip Erdogan /

Propozimi i ri amerikan që e vë në pozitë shumë të vështirë Edi Ramën…

Është shumë naïve të mendosh se ardhja e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, ishte një mesazh për Sali Berishën, apo qoftë edhe për Kosovën e Ballkanin, për të cilët është folur shumë këto ditë.

Këto mesazhe mund t’i japin lehtësisht përfaqësuesit diplomatik të Uashingtonit në Tiranë e Prishtinë, apo edhe një zyrtar i lartë i DASH, të cilët thuajse çdo ditë kanë intervista në mediat shtetërore amerikane siç janë Zëri i Amerikës apo Radio Evropa e Lirë, të cilat më pas shumëfishohen në mediat lokale.

Simbolika apo sinjali që sjell Blinken në Tiranë është më përtej. E këtë e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, i cili në një konferencë për media në Uashington deklaroi: “Shqipëria është një partner jetik për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, që gjithashtu mbështet integritetin territorial të Ukrainës”.

Pra, kjo vizitë, pikërisht pas konferencës së sigurisë në Munih, ka të bëjë me angazhimin Perëndimor për Kievin, ku Shqipëria, është një vend jo vetëm i zjarrtë për të mbrojtur integritetin e Ukrainës, pra për të mos njohur pushtimet ruse atje, por edhe se i intereson ky version.

Ky version i intereson shqiptarëve në radhë të parë për Kosovën, ku nuk do të njihet asnjë avancim, lëvizje apo manovër jashtë rendit botëror aktual.

Ka vende europiane, madje edhe anëtarë të NATO-s, ku po debatohet për një negociatë me Moskën, për atë që ka ndodhur në Ukrainë.

E këtë në fakt e kërkoi Vladimir Putin në intervistën për gazetarin pro-trumpist Tucker Carlson. Thelbi është se Putinit do t’i jepet një përgjigje për kërkesën e tij për negociata.

SHBA, jo vetëm që nuk do të negocojë, por është përgatitur për një stinë të gjatë përplasjeje me Moskën. Duke pasur aleatët e saj të ngushtë në krah, edhe në aspektin ushtarak.

Përveç bazës ajrore të Kuçovës, Shqipëria pritet të jetë së shpejti një teatër industrial ushtarak, që të bëjë të mundur prodhimin e municioneve, për të cilat Ukraina ka nevojë. E për këtë do të ketë një infusion të industrisë ushtarake amerikanë në Shqipëri.

Antony Blinken ka ardhur t’i kërkojë Edi Ramës fjalën. Nga ana tjetër, Erdogan, mësohet se i ka kërkuar të refuzojë, ose së paku të blejë kohë për ofertën amerikane. Por, Blinken, nuk do të të humbë asnjë minutë: O me ne, o kundër nesh!

Është një shans që SHBA i jep Edi Ramës, pa pasur asnjë minutë për t’u menduar.

Me këtë lëvizje, kryeministri shqiptar mund të humbë Turqinë, e cila nga ana tjetër i ka bërë të ditur se nuk do ta tolerojë. Bëhet fjalë për një riaktivizim të një prodhimi municionesh në ish-uzinat e Elbasanit, ku “rastësisht” verën e shkuar u shfaqën disa “turistë” rusë që më pas u arrestuan.

Në Mjekës apo Gramsh, pritet të prodhohen një sasi shumë e madhe municionesh artilerie. Ukraina sot, kërkon më shumë se 8 mijë copë në ditë, por strategjia bëhet për një plan përplasjeje afat gjatë. Turqia i frikësohet kësaj manovre, pasi mund të destabilizohet si pasojë e kurdëve, që janë aleatë të ngushtë të amerikanëve, ashtu si shqiptarët.

Blinken ka ardhur në Tiranë për të marrë një kontratë të shkruar, që nëse Edi Rama nuk e jep, sipas të gjitha gjasave, SHBA e ka gati planin B, C, D, etj., por së pari ja ka kërkuar Tiranës, siç i kërkoi edhe për armët kimike të Bashar al Asadit, të cilën atëherë Rama nuk ia dha, sepse ju frikësua rrëzimit të qeverisë së tij nga Ilir Meta.

Kësaj radhe, Rama nuk ka Metën oponent, por ka kundër një njeri shumë më të fuqishëm, Erdogan.

Siç mësohet, nga burime diplomatike, SHBA ka në plan që Shqipëria të jetë një fushë e prodhimit të municioneve, e sipas të gjitha gjasave, nuk mund të ndodhë që një qeveri ta ndalojë këtë plan.

Nëse Rama do të guxonte ta bënte këtë, do të rrëzohej në moment. Por dilemma është, a do ta përdorë Edi Rama këtë kërkesë të re të SHBA për mandatin e katërt?

Gjasat janë që po, e siç po shihet, edhe dobësimi e dëmtimi i çdo pasardhësi të mundshëm po vjen nga ky suport amerikan, që duket i ka dhënë një dritë jeshile për një mbretërim të gjatë. Kjo ngaqë bëhet fjalë për një stinë të gjatë lufte, ku Uashingtoni, edhe si pasojë e lobimit të lobit Soros, ku Rama është pjesë e rëndësishme, cilësohet partneritet më i besueshëm se një i ri, që nuk garanton stabilitet. / Pamfleti

propozimi i ri amerikan e panjohura e vizitës së blinken përpjekja e erdogan shba

Lini një Përgjigje