TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2025, 20:33

Zyrtarizohet ndryshimi i paprecedentë i renditjes në Itali, Breshia bie në Serinë C; presidenti pezullohet me 6 muaj

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarizohet ndryshimi i paprecedentë i renditjes në Itali, Breshia

Sot është zyrtarizuar rënia nga kategoria e Breshias, për shkak të problemeve me pagat dhe kontributet e muajit shkurt. Klubi italian duhet të luajë në Serinë C, pasi penaliteti prej 4 pikësh bën që të bien në zonën e ftohtë.

Nga kjo situatë janë dy skuadra që përfitojnë. Frosinone siguron mbijetesën duke mos pasur nevojë për të luajtur në finalen e “play-out”.

Sampdoria që kishte rënë, ka edhe një mundësi të fundit. Finalja do të luhet ndaj Salernitanës, pikërisht pas mesit të qershorit.

Masimo Çelino, presidenti i Breshias, është pezulluar me 6 muaj. Po ashtu edhe këshilltari i tij Edoardo Çelino. Breshias i janë zbritur edhe 4 pikë për sezonin e ardhshëm. Breshia ka edhe një mundësi tjetër për të apeluar këtë vendim, që duket i pakthyeshëm.

breshia seria b federata italiane

Lini një Përgjigje