TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2025, 20:12

“Sezoni plot me momente të pabesueshme”, Kumbulla i jep lamtumirën Espanjolit dhe rikthehet te Roma (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Sezoni plot me momente të pabesueshme”, Kumbulla i jep

Sezoni mbaroi, lamtumirat fillojnë. Pas një sezoni huazimi si protagonist me fanelën e Espanjolit, Marash Kumbulla është gati të kthehet në Romë.

Qendërmbrojtësi shqiptar i tha lamtumirë klubit spanjoll në rrjetet e tij sociale, me një video:

Çfarë sezoni i bukur plot me momente të pabesueshme! Dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë e vazhdueshme. Krenar për gjithçka që kam përjetuar me këtë grup.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Tashmë mbrojtësi po bëhet gati për një sfidë tepër të rëndësishme, një nga më ikoniket për tifozët shqiptarë, atë kundër Serbisë. Vetëm pas kësaj sfide, Kumbulla do të rikthehet në Romë për të parë se çfarë do të bëhet me të, nëse do të qendrojë, huazohet sërish apo ndoshta do të shitet.

marash kumbulla qendërmbrojtësi shqiptar espanjol

Lini një Përgjigje