TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2025, 17:54

Zyrtare/ Partizani prezanton trajnerin e ri, Mladen Milinkoviç merr drejtimin e të kuqve

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Partizani prezanton trajnerin e ri, Mladen Milinkoviç merr

Partizani ka ulur në pankinë Mladen Milinkoviç. Kryeqytetasit kanë prezantuar teknikun serb këtë të mërkurë, me trajnerin që ka nënshkruar tashmë edhe kontratën me “Demat”.

57-vjeçari do të pasojë Skënder Gegën, i cili dha dorëheqjen nga pankina, pasi Partizani u eliminua në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër estonezëve të Nome Kalju.

Milinkoviç është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi ka drejtuar më herët Luftëtarin dhe Kukësin.

Debutimi i tij në një ndeshje zyrtare në stolin e Partizanit do të vijë në takimin e parë të kampionatit, atë ndaj Vorës, sfidë kjo e programuar të luhet më 23 gusht.

Milinkoviç ka udhëhequr më parë ekipe si Keshla, Sirianska, Buduçnost dhe Al Sahel.

Objektivat te Partizani janë të qarta, gjigandët e Superiores synojnë të rikthehen te suksesi në kampionatin shqiptar.

Fillimisht, në shtëpinë e të kuqve po përgatiten për sezonin e ri, ku pritshmëritë janë të mëdha.

Natyrisht, asgjë nuk do të jetë e lehtë, sidomos kur merret parasysh fakti që ekipi vjen pas një periudhe zhgënjyese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

 

mladen milinkoviç trajneri serb partizani

Lini një Përgjigje