TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2025, 16:42

Asllani dhe Taremi dy pengesa të ndryshme për merkaton e Interit, të tepërt dhe të padëshiruar për zikaltërit

Shkruar nga Pamfleti

Asllani dhe Taremi dy pengesa të ndryshme për merkaton e Interit,

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interi. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet e klubit zikaltër. Gjithçka është e njohur dhe e shpallur hapur, por pozicionet e dy lojtarëve duken të ndryshme. Për Asllanin kanë ardhur oferta konkrete, më e rëndësishmja ishte ajo e Real Betis, rreth 15 milionë euro.

Sidoqoftë, deri më tani ai i ka refuzuar të gjitha ofertat e marra, e fundit ajo nga Sasuolo. Asllani dëshiron të qendrojë në Itali, por synon një klub të nivelit mesatar e lart, që luan në Kupat e Europës. Ja pse po pret ende që Bolonja dhe Fiorentina të hedhin hapin përpara, duke konkretizuar interesimin e muajit të kaluar.

Megjithatë Interi, që synon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, po frikësohet gjithnjë e më shumë se me kalimin e kohës nuk do të mund të arrihet veçse një marrëveshje për huazim me të drejtë blerjeje. Formulë, pikërisht, që nuk preferohet.

Nuk mund të thuhet se ka pakënaqësi, por padyshim situata po bëhet çdo ditë e më delikate. Eurot që klubi shpresonte të merrte nga shitja e Asllanit do të duheshin përdorur sa më parë për të rritur fondin e nevojshëm të operacioneve hyrëse, përfshirë atë që lidhet me Leonin.

Për Taremin, nga ana tjetër, situata është disi ndryshe. Më saktë, iraniani nuk do ta kishte refuzuar një ofertë si ajo spanjolle që erdhi për Asllanin. Në pritje të rikthimit në Itali, ai i ka bërë të ditur Interit se nuk do ta kundërshtojë largimin e tij, me të vetmin kusht që të vazhdojë të luajë në Europë, prej nga vijnë edhe refuzimet ndaj Flamengos dhe Botafogos.

Për momentin, përveç disa “sondazheve” nga Premier Liga, klubi që ka shfaqur më shumë interes për Taremin ka qenë Beshiktashi. Interi e vlerëson kartonin e tij ndërmjet 8 dhe 10 milionë euro, por ndryshe nga rasti i Asllanit, mund të bindet në fund edhe për një huazim, duke u liruar kështu gjithsesi nga barra e një page relativisht të lartë.

mehdi taremi kristjan asllani inter

Lini një Përgjigje