TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2025, 13:37

Zyrtare, Mirlind Daku firmos në Rusi

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare, Mirlind Daku firmos në Rusi

Mirlind Daku nuk do të largohet nga Rubin Kazan, pavarësisht zërave të merkatos. Sulmuesi ka vendosur të rinovojë kontratën me skuadrën ruse.

Rubin Kazan ka njoftuar këtë të diel të 13 korrikut, zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2029.

Pas dështoi transferimi te Zenit, drejtuesit e klubit të Rubin Kazan nisën bisedimet, për të zgjatur kontratën dhe arritën akordin. Kontrata e mëparshme skadonte vitin e ardhshëm, por tani nuk ka vend për shqetësim te Rubin, pasi bashkëpunimi është zgjatur edhe për katër sezone të tjera.

27-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe, aty ku në sezonin e fundit me Rubin Kazan, ia doli të shënojë 15 gola, në 26 ndeshje të luajtura.

 

 

 

Lini një Përgjigje