TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2025, 21:21

Egnatia dhe 2 ekipe shqiptare kualifikohen në turin e dytë, superkompjuteri eliminon dy skuadra shqiptare nga Liga e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia dhe 2 ekipe shqiptare kualifikohen në turin e dytë,

Ekspertët e statistikave parashikojnë që të tre skuadrat shqiptare të parnishme në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, do t’ia dalin të vazhdojnë më tej në fazën tjetër të turneut. “Superkompjuteri” i “Football Meets Data”, sistemi statistikor me të cilin ata simulojnë 10 mijë herë ndeshjet e futbollit, parashikon që Egnatia, Shkëndija e Tetovës dhe Drita do të vazhdojnë rrugëtimin në këtë turne.

Simulimet e kryera nga kompjuteri pas ndeshjeve të para duke marrë për bazë rezultatet që prodhuan, nxjerrin të tre ekipet me shanse më të larta se kundërshtarët për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve.

Egnatia vlerësohet me mundësinë 64% për kalimin e turit ndaj Breidablik, të cilin e mposhti në sfidën e parë në Rrogozhinë me shifrat 1-0, pas një dueli të cilin ekipi shqiptar e dominoi plotësisht edhe në lojë. Shanset e islandezëve në teori janë vetëm për faktin se luajnë ndeshjen e dytë në fushën e tyre.

Egnatia dhe 2 ekipe shqiptare kualifikohen në turin e dytë,

Ndërkohë kanë përfunduar edhe ndeshjet e turit të parë të Ligës së Konferencës. Dhe superkompjuteri i “Football Meets Data” ka treguar mundësitë e secilës skuadër, për t’u kualifikuar më tej.

Nga skuadrat shqiptare, Deçiçit i jep më tepër mundësi. 86%, pasi fitorja ndaj Sileksit pati shumë vlerë.

Më pas ndjek Partizanit. Të kuqtë kanë 66% mundësi për kualifikim ndaj Nome Kalju, pasi u larguan me barazim 1-1 nga Estonia.

Më tej skuadrat e tjera shqiptare nuk konsiderohen favorite. Malisheva u mposht 0-1 nga Vikingur, për këtë ka tashmë 11% mundësi. Vllaznia me 19% është disi befasi, ndërsa humbi sfidën në “Elbasan Arena” ndaj Daugavpils (0-1) dhe pse pati mjaft raste shënimi për gol.

Egnatia dhe 2 ekipe shqiptare kualifikohen në turin e dytë,

egnatia partizani vllaznia superkompjuteri

Lini një Përgjigje