TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2025, 20:35

Ish-mesfushori i Realit firmos me Flamurtarin, Murinjo e aktivizoi në ndeshjen e Champions

Shkruar nga Pamfleti

Ish-mesfushori i Realit firmos me Flamurtarin, Murinjo e aktivizoi në

Hoze Rodrigez është lojtari më i ri i Flamurtarit mëson “Panorama Sport”. 30-vjeçari nga Spanja ka luajtur më parë me Realin e Madridit në Champions League, si dhe ka shënuar gol në një ndeshje kupe. Murinjo ishte ai që i dha mundësinë e parë te Reali në vitin 2012.

Rodrigez luan në mesfushë, ndërsa është pa skuadër prej thuajse një viti. Për herë të fundit luajti me Adana Demirspor.

Mesfushori ka karrierë të pasur në Spanjë, Turqi, Gjermani, Izrael, Holandë dhe Belgjikë. Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 350 mijë euro.

Kjo mund të konsiderohet goditje e Flamurtarit. Në kampin vlonjat është treguar se do të shpenzohen shifra marramendëse, për të rikthyer sukseset.

hoze rodriguez ish-mesfushori i realit flamurtari

Lini një Përgjigje