TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2024, 16:55

Zvicra e nis me këmbën e mbarë, helvetët “likuidojnë” Hungarinë dhe i bëjnë presion Gjermanisë për kreun (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zvicra e nis me këmbën e mbarë, helvetët

Zvicra e nis me këmbën e mbarë “EURO 2024”. Helvetët kanë mposhtur me rezultatin e pastër 1-3 Hungarinë dhe i janë bashkuar Gjermanisë në krye.

Skuadrës së drejtuar nga Murati Jakin i mjaftuan 13 minuta për të zhbllokuar sfidën. Një pasim prefekt nga Abisher u kap bukur nga Kuaduo Duah, i cili me një goditje të lehtë dërgon topin në rrjetën e Gulaksi.

Goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit në VAR, kryesori e cilësoi të rregullt dhe helvetët shpërthyen në festë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt përfundimit të pjesës së parë, Zvicra dyfishoi shifart duke kapitulluar totalisht kundërshtarët  hungarezë, në “RheineEnergieStadion”, të Këlnit.

Pasi mori një pasim të shkurtër në hyrje të zonës, Majkëll Ebisher lëshoi një predhë drejt portës së Gulaksi, me këtë të fundit, që nuk arriti ta ndalte topin, që përfundoi në rrjetë.


Me nisjen e pjesës së dytë, Hungaria arriti të ngushtonte diferencën duke rihapur takimin, por goli vlejti vetëm për statistikë.

Një krosim perfekt nga “fantazisti” i Liverpulit, Dominik Shoboslai u kap bukur me kokë nga “bomberi” Barnabas Varga, i cili me një goditje të bukur me kokë mposhti portierin Somer.

Zvicra mori sërish në dorë “frenat” e lojës, duke shënuar edhe golin e 3 në minutën e 90+3 me Brel Embolo, për të “vulosur” gjithçka.

Ndeshjen e ardhshme Zvicra do ta luajë me Skocinë në orën 21:00, ndërsa Hungaria do të përballet me Gjermaninë në orën 18:00. Të dyja këto takime do të zhvillohen më 19 qershor.

zvicra hungaria

Lini një Përgjigje